E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 18:25

Lajmet

Brazili privatizon aeroportet për pritjen Kampionatit Botëror

Foto IlustrueseFoto Ilustruese
x
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Brazili do të fut në proces të privatizimit 2 aeroporte gjatë vitit 2013. Qeveria tha të mërkurën se beson se ankandi i shitjes do të oforj afro 6 miliard dollar amerikan për zgjerimin dhe modernizimin e tyre.

Aeroporti i parë i cili do të privatizohet do të jetë Antonio Carlos Jobim i Rio de Janeiro-s, i cili zë vendin e dytë për nga qarkullimi në Brazil. I dyti është Confins në Belo Horizonte. Të dy këto qytete do të jenë nikoqir të kampionit botëror “Barzili 2014”, njofton AP.

Presidneti Dilma Rousseff ka thënë se ankandi do të mbahet në shtator dhe aeroportet do të jenë të gatshme që të presin sportistë dhe turistë gjatë Kampionatit Botëror.

Në fillim të këtij viti, qeveria kishte privatizuar aeroportin më të qarkullueshëm në vend atë të Sao Paolo-s së bashku me atë të Brazilisë dhe të Campinas.

Përmirësimi i infrastrukturës ajrore dhe rrugore, ka qenë një premtim të cilin qeveria braziliane e kishte bërë si kusht për të fituar nikoqirllëkun e këtij kampionati.

Qindra mijëra vizitorë dhe tifoz, pritet që do të fluturojnë në 12 qytete braziliane që janë nikoqir të ndeshjeve futbollistike.

Përzgjedhja Jonë

Priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.