E hënë, prill 21, 2014 Kosova 04:26

Lajmet

Rusia “nuk mbron Assadin”, do bisedime

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
x
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Madhësia e shkronjave - +
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është distancuar nga aleati shumëvjeçar, presidenti sirian, Bashar al-Assad, duke thënë se “është e qartë se në Siri duhen ndryshime” dhe se ai “nuk mbron liderin e saj”.

Putin, megjithatë, ka paralajmëruar se përpjekjet për të rrëzuar Assadin nga pushteti, “mund të shtyjnë Sirinë në dhunë edhe më të madhe”.

Ai ka thënë se Rusia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe ka shfaqur bindjen se lufta civile në Siri mund të marrë fund vetëm me bisedime.

Deklarata e tij vjen një javë pasi i dërguari i Rusisë për Sirinë ka thënë se forcat e Assadit kanë humbur kontrollin në vend.

Edhe pse Ministria e Jashtme ruse ka bërë përpjeke të zbusë deklaratën, analistët thonë se Rusia është pajtuar me përmbysjen e regjimit të Assadit.

Moska ka bllokuar vazhdimisht përpjekjet ndërkombëtare për presion ndaj Assadit.

Regjimi i këtij të fundit ka shtypur me dhunë kundërshtarët që bëjnë thirrje për reforma demokratike.

Protestat antiqeveritare në Siri kanë nisur qysh në mars të vitit të kaluar. Mbi 40,000 njerëz, shumica nga ta civilë, thuhet se kanë humbur jetën në përleshjet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.