E hënë, maj 25, 2015 Kosova 13:25

Lajmet

OKB miraton forcën ushtarake për Malin

Flamuri i MalitFlamuri i Malit
x
Flamuri i Malit
Flamuri i Malit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkura ka miratuar vendosjen e një force ushtarake, të udhëhequr nga Afrika, për të ndjekur fiset dhe militantët islamikë nga zonat që pushtojnë në veri të Malit.

Këshilli 15-anëtarësh i ka dhënë forcës mandat njëvjeçar që “të përdorë të gjitha masat e nevojshme” për t’i ndihmuar Qeverisë në Mali që të rikthejë pjesët e territorit, të okupuara nga “terroristët, ekstremistët dhe grupet e armatosura”.

Vendet e Afrikës Perëndimore janë zotuar se do të dërgojnë 3,300 trupa.

Rebelët tuareg dhe militantët e lidhur me Al Kaidën kanë kapur zonat në veri të Malit, pas grusht-shtetit ushtarak në muajin mars.

Planifikuesit thonë se operacioni i koordinuar ndërmjet forcës që mandaton OKB-ja dhe trupave të Malit nuk do të jetë i gatshëm të nisë deri në shtator të vitit 2013.

Përzgjedhja Jonë

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.