E martë, shtator 30, 2014 Kosova 13:49

Lajmet

WikiLeaks do të publikojë edhe “miliona” dokumente

Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange.Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange.
x
Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange.
Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange.
Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange, ka bërë një paraqitje të rrallë publike, duke thënë se do të publikojë edhe “miliona” kabllo diplomatike të Shteteve të Bashkuara, që organizata e tij ka siguruar nga një ushtar amerikan.

“Viti i ardhshëm do të jetë po aq i ngarkuar. WikiLeaks-i ka tashmë mbi një milion dokumente të përgatitura, për t’i publikuar. Dokumente që prekin çdo vend në botë”, ka thënë Assange.

Ai ka bëtë këto komente nga ballkoni i Ambasadës së Ekuadorit në Londër, ku po qëndron i ngujuar.

Assange ka thënë se hetimi i Shteteve të Bashkuara mbi ueb-faqen WikiLeaks është “i pamoralshëm” dhe ka kritikuar Qeverinë australiane se ka dështuar ta mbrojë atë.

Assange është shtetas australian. Ai është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit gjashtë muaj më parë, për të shmangur dëbimin në Suedi, ku përballet me akuzat për dhunim.

Në vitin 2010, WikiLeaks ka publikuar qindra mijëra dokumente sekrete të Shteteve të Bashkuara - hap ky që ka zemëruar në masë të madhe Uashingtonin.