E premte, gusht 01, 2014 Kosova 03:41

Lajmet

10 të arrestuar për narkotikë, vjedhje makinash...

Kosovo - Kosovo Police, logo, arrest, genericKosovo - Kosovo Police, logo, arrest, generic
x
Kosovo - Kosovo Police, logo, arrest, generic
Kosovo - Kosovo Police, logo, arrest, generic
Policia e Kosovës gjatë kësaj jave ka arrestuar 10 të dyshuar për përfshirje në aktivitete të paligjshme.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas hetimeve gjashtëmujore, në orët e pasdites së djeshme ka ndaluar në Prishtinë 3 dyshuar me inicialet F.M dyzet vjeçar si dhe B.XH dhe Z.G. me nga dyzet e pesë vjetë nën dyshimin se janë duke bërë
shitblerje të substancave narkotike të llojit heroinë.

Gjatë kontrollimit të tyre në xhepin e rrobave të njërit nga të dyshuarit është gjetur një sasi e pluhurit të dyshuar, më pas një sasi tjetër e pluhurit të heroinës është gjetur në veturën e njërit të dyshuar.

Më pas Policia e Kosovës me urdhër të gjykatësit kanë bërë kontrollimit e shtëpive të tre të dyshuarve ku janë konfiskuar rreth 2 kilogramë pluhur e dyshuar se është substancë narkotike e llojit heroinë, një armë automatike e tipit A47 së bashku me 22 fishekë, një revole e tipit CZ së bashku me 45 fishekë, 1 mijë e nëntëqind euro, dy
vetura dhe pajisje tjera të dyshimta.

Në këtë komunikatë thuhet se bazuar në hetimet e zhvilluara dyshohet se të dyshuarit kanë vepruar si grup i organizuar, substanca narkotike është sjellë nga Turqia dhe
destinacioni ka qenë për në Kosovë. Personave të dyshimtë me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë u është shqiptuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë.

Gjithashtu, PK njofton se gjatë ditës së mërkurë ka zbuluar një rrjet kriminal që merreshin me vjedhjen e veturave të shtrenjta.

“Në rajonin e Prishtinës, është ndërmarrë një operacion i koduar me emrin ‘BMW X-‘, me ç’ rast është bërë arrestimi i një grupi të dyshuarish të cilët në vazhdimësi kryenin veprën penale të lartcekur”, thuhet në këtë komunikatë të policisë.

Të dyshuarit janë : G. D.  i lindur në vitin 1973 , A. H.  lindur më 1985 , F.E. 1990 dhe  S.M.  1978. Të gjithë të dyshuarit janë shqiptarë të Kosovës.

Policia e Kosovës, gjithashtu njofon se gjatë ditës së djeshme pas një hetimi të zhvilluar për disa muaj me radhë ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar kryerjen e veprave penale kontrabandim me migrantë, krim të organizuar.

Këta të dyshuar merreshin me veprimtari kriminale të cilët vepronin si një grup mirë i organizuar duke bërë kështu kontrabandim të emigrantëve, krim të organizuar.

Të dyshuarit e arrestuar janë: F.G. i lindur më 1973, T.J.  – 1972 dhe A.B. – 1971. Të gjithë këta janë shqiptarë nga Kosova.

Policia bënë të ditur se të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor me urdhër të prokurorit për të vazhduar me masa të mëtutjeshme procedurale.