Ndërlidhjet

NRA kërkon roje të armatosura në shkolla


Takim i NRA-s, foto nga arkivi
Takim i NRA-s, foto nga arkivi
Kreu i grupit më të madh për të drejtat e mbajtjes së armëbe, ka kërkuar që roje të armatosura të vendosen në shkollat amerikane, për të penguar vrasjet tragjike, si ajo në shkollën në Konkektikat në javën e kaluar.

Wayne LaPierre, presidenti i Asociacionit Kombëtar të Pushkëve (NRA), tha se “e vetmja gjë që ndalon djalin e keq më një armë, është një djalë i mirë më një armë”.

Ai bëri komentet në një konferencë për gazetarë, një javë pasi që një person i armatosur i vrau 20 fëmijë dhe zyrtarë të shkollës, në një shkollë fillore në Konektikat.

Masakra ka shkaktuar thirrje mbarkombëtare për ligje më të ashpra për kontrollimin e armëve, të cilat i kundërshtojnë NRA dhe grupet tjera.

Konferenca për gazetarë është ndërprerë dy herë nga protestuesit.
XS
SM
MD
LG