E martë, shtator 23, 2014 Kosova 04:16

Lajmet

Rrëzohet një helikopter i OKB-së në Sudanin Jugor

Harta e Sudanit JugorHarta e Sudanit Jugor
x
Harta e Sudanit Jugor
Harta e Sudanit Jugor
Kombet e Bashkuara thanë se një helikopter i misionit të OKB-së në Sudanin Jugor është rrëzuar duke i vrarë katër anëtarët në bord.

Rrethanat e incidentit, që ndodhi në provincën lindore Jonglei, mbeten të paqarta.

Një raport fillestar i OKB-së tha se helikopteri është rrëzuar dhe djegur, derisa ishte në një mision inspektimi, por më vonë, forcat e armatosura të sudanezëve jugore, pranuan se e kanë rrëzuar atë.

Një zëdhënës i armatës, megjithatë tha se kryengritësit që luftojnë me armatën në Jonglei e kanë rrëzuar helikopterin.

Agjencia ruse e lajmeve, Interfax tha se helikopteri ka qenë rus dhe kishte ekipin rus në të.