E premte, tetor 31, 2014 Kosova 23:08

Lajmet

SHBA: Peticion për sanksione kundër ligjvënësve rusë

Një shtetas rus proteston kundër legjislacionit për ndalimin që fëmijët rusë të adoptohen nga shtetasit amerikanëNjë shtetas rus proteston kundër legjislacionit për ndalimin që fëmijët rusë të adoptohen nga shtetasit amerikanë
x
Një shtetas rus proteston kundër legjislacionit për ndalimin që fëmijët rusë të adoptohen nga shtetasit amerikanë
Një shtetas rus proteston kundër legjislacionit për ndalimin që fëmijët rusë të adoptohen nga shtetasit amerikanë
Më se 27 mijë nënshkrime elektronike janë regjistruar në peticionin në Internet, me të cilin nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara kërkohet që të imponoj sanksione kundër ligjvënësve rusë, që e kanë mbështetur legjislacionin për ndalesën që fëmijët rusë të adoptohen nga shtetasit amerikanë.

Në peticion kërkohet që Shtëpia e Bardhë t’i shtoj emrat e ligjvënësve rusë në listën e shtetasve rusë, që ballafaqohen me sanksione sipas legjislacionit Akti Sergei Magnitsky për Sundim të Ligjit, i miratuar aktualisht.

Shtëpia e Bardhë ka premtuar se do tu përgjigjet të gjitha peticioneve që tubojnë më tepër se 25 mijë nënshkrime brenda 30 ditësh, pas publikimit në Internet.

Peticioni po promovohet aktivisht në mediat sociale ruse.

Opozita politike e Rusisë dhe pjesa më e madhe e opinionit janë të tmerruar nga legjislacioni, të cilin e miratoi Duma Ruse, javën e kaluar.

Ky legjislacion pritet të votohet edhe në Këshillin e Federatës më 26 Dhjetor.