E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 03:11

Lajmet

Yanukovych shkarkon tre ministra

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
x
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka nxjerrë disa dekrete formale për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, të Jashtëm dhe atij të Financave.

Njoftimi është publikuar në ueb-faqen zyrtare të presidencës ukrainase.

Yanukovyck ka shkarkuar pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit edhe kryeministrin Mykola Asarov, por të njëjtin e ka riemëruar më 13 dhjetor për mandatin e dytë.

Prioritet kryesor për qeverinë e ardhshme të Asarovit do të jetë negocimi i programit të ndihmës me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të ndihmuar Ukrainën në pagesën e borxheve.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.