Ndërlidhjet

Gjuriq: Nuk ka ndasi politike sa i përket Kosovës


Nikolliq dhe Daçiq
Nikolliq dhe Daçiq
Këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nuk ekziston ndonjë mosmarrëveshje në nivel shtëtror sa i përketë përmbajtjes së paltformës për Kosovën, ndërsa kryminisri Ivica Daçiq vazhdon të qëndroj prapa deklaratave të dhëna më parë, në siç e quan ai, “materialin punues” të këtij dokumenti, njoftojnë mediat serbe.

Ndërsa, Gjuriq, duke komentuar deklaratën e Daciqit në cilën thuhet se paltforma për Kosovën nuk është një letër e shënjtë, ka thënë se me këtë, Daçiq nuk ka pasur për qëllim që ta quaj këtë dokument si jo real dhe se nuk pajtohet me të.

“ Lidhur me këtë temë janë mbajtur konsultime muaj më parë ku kanë qenë të përfshirë të gjithë akterët. Në çdo takim, ka polemika, por nuk do të ishte mire që të ketë konflikte lidhur me këtë proces të rëndësishëm”, ka thënë Gjuriq, lidhur me spekulime në opinion ku thuhet se ka mospajtime në mes kryeministrit dhe presidentit lidhur me platformën për Kosovën.

Gjuriç tha se është përpiluar plani për ndërprerjen e bisedimeve teknike me Prishtinën, dhe se është marr një qëndrim i cili garanton se gjatë dialogut nuk do të ketë marrëveshje të cilat nuk janë në përputhje me paltformën.
XS
SM
MD
LG