Moska nga sot është bërë më stacion të ri të metrosë.
Stacioni ka marrë emrin Alma-Atinskaya.
Ai thuhet se është emëruar për nder të divizioneve ushtarake të formuara në Kazakistan gjatë Luftës së Dytë Botërore, e që më pastaj janë dërguar për të mbrojtur Moskën.
Alma-Ata, tani i quajtur Almati, ka qenë kryeqyteti i Kazakistanit deri më 1997, kur është bërë Astana.
Agjencitë ruse të lajmeve thonë se edhe 19 stacione të reja të metrosë do të nisin operimin në Moskë gjatë vitit 2013.