E enjte, tetor 30, 2014 Kosova 19:13

Lajmet

Të ftohtit në Rusi merr 123 jetë njerëzish

RusiRusi
x
Rusi
Rusi
Vala e të ftohtit që ka përfshirë Rusinë tash e dhjetë ditë, ka marrë 123 jetë njerëzish.

Temperaturat sot kanë rënë në minus 30 gradë Celsius në rajonin e Moskës, ndërsa në lindje të Siberisë edhe në minus 60.

“Që nga nisja e të ftohtit, kanë humbur jetën 123 njerëz nga hipotermia dhe ngrirja”, kanë bërë të ditur autoritetet spitalore për agjencinë Interfax.

Mësohet se 833 njerëz janë hospitalizuar, përfshirë 345 vetëm në 24 orët e fundit.