E dielë, nëntor 23, 2014 Kosova 13:01

Lajmet

Kurdët e Irakut ndalojnë eksportin e naftës

Foto IlustrueseFoto Ilustruese
x
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Një zyrtar kurd nga Iraku thotë se rajoni i verior i këtij vendi ka vendosur që të pezullojë në mënyrë të njëanshme të gjitha eksportet e naftës për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me pagesat me Bagdadin – një veprim, i cili mund të shtojë presionet në mes të pakicës kurde në veri të vendit dhe qeverisjes arabe nga Bagdadi.

Zyrtarë nga Bagdadi kanë thënë se kurdët nuk mund të bëjnë një veprim të tillë. Në vitin 2011, të dyja palët kishin rënë dakord që kurdët të marrin përsipër shitjen e naftës në Bagdad në shkëmbim të një pjese të të ardhurave.

Por Ali Hussein Balo, një këshilltar kurd në Ministrinë e Burimeve Natyrore, ka thënë për Associated Press se Bagdadi aktualisht po i mban 300 milionë dollarët nga 848 milionë dollarët, sa i ka borxh komunitetit kurd.