Ndërlidhjet

OKB parasheh dyfishim të refugjatëve sirianë


Kampe të refugjatëve sirianë në Turqi
Kampe të refugjatëve sirianë në Turqi
Kombet e Bashkuara kanë thënë se numri i refugjatëve të Sirisë në vendet fqinje do të dyfishohet në 1.1 milion në qershorin e ardhshëm, nëse lufta civile nuk merr fund.

Sipas të dhënave të fundit të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, aktualisht bëhet fjalë për 540 mijë refugjatë të regjistruar sirianë në Irak, Jordani, Liban, Turqi dhe Egjipt.

“Shifrat janë rritur për më shumë se 140,000 në gjashtë javë. Sirianët vazhdojnë të kalojnë kufijtë për të kërkuar siguri”, thuhet në raportin e kësaj zyre.

Grupet e ndihmës thonë se qindra mijëra sirianë kanë lënë vendin pa u regjistruar në agjencitë e OKB-së.

Protestat antiqeveritare në Siri kanë nisur në mars të vitit të kaluar. Ato janë shndërruar në luftë civile, pas dhunës që kanë ushtruar forcat qeveritare kundër kryengritësve rebelë.

Thuhet se mbi 44,000 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG