Ndërlidhjet

Kosovë: Vulin ka biseduar me ndërmarrësit serbë në veri


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka biseduar sot në pjesën veriore të Kosovës, me biznesmenët serbë dhe personat e tjerë, me ç’rast i ka njoftuar ata se në të ardhmen do të kenë mundësi të paraqesin sugjerime për vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Bruksel.

Pas takimit dyorësh, ai u tha gazetarëve se në të ardhmen për jetën e serbëve të Kosovës nuk do të vendoset pa pjesëmarrjen e tyre politike dhe teknike dhe se biznesmenët do t’i japin sugjerimet e tyre për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

Vulin ka thënë se është diskutuar edhe për marrëveshjen IBM.

Më tutje, siç raporton agjencia Beta, Vulin ka njoftuar se është biseduar edhe për protestat që i organizojnë biznesmenët dhe qytetarët e pakënaqur me pjesë të marrëveshjes IBM.
XS
SM
MD
LG