Ndërlidhjet

Putin: Do ta nënshkruaj legjislacionin anti-amerikan të adoptimit


Vlladimir Putin
Vlladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, thotë se “synon” ta nënshkruaj legjislacionin, i cili nuk e lejon adoptimin e fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë.

Putin tha sot se atij i duhet ta studioj tekstin final, por theksoi se nuk sheh “asnjë arsye përse ai të mos e nënshkruante atë”.

Ky legjislacion ishte paraqitur në shenjë të hakmarrjes ndaj ligjit të Shteteve të Bashkuara, i njohur si Akti Sergei Magnitsky, me të cilin parashihen dënime për zyrtarët rusë, të ndërlidhur me vdekjen e avokatit rus anti-korrupsion, Sergei Magnitsky, në një burg në Moskë, në vitin 2009, dhe për shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut.

Ndalesa e adoptimit të fëmijëve rusë nga ana e shtetasve të Shteteve të Bashkuara i ka tensionuar raportet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës. Ky legjislacion rus është dënuar nga aktivistët për të drejtat e njeriut, që thonë se ai i viktimizon fëmijët jetimë rusë.

Legjislacioni është mbështetur unanimisht nga Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë, ndërsa më herët ai është miratuar edhe në Dhomën e Ulët.
XS
SM
MD
LG