Ndërlidhjet

SHBA: Nga dimri i fortë – së paku 15 vetë humbën jetën


Mbishkrimi në rrugë u tërheq vërejtjen njerëzve se pritet mot i vështirë
Mbishkrimi në rrugë u tërheq vërejtjen njerëzve se pritet mot i vështirë
Stuhia e fortë dimërore sot ka sjellë borë në brendi të pjesës Verilindore të Amerikës dhe shi e erë në hapësirat përgjatë bregdetit.

15 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë pa rrymë elektrike, raporton agjencia Associated Press.

Zëdhënësi i Shërbimit Kombëtar për Mot, David Roth, tha se më së shumti borë do të ketë në pjesën veriore të Pensilvanisë, në pjesën veriore të shtetit Nju Jork dhe në brendi të seksioneve të disa shteteve, para se stuhia të niset për në Kanada.

Në qytetet më të mëdha të Bregut Lindor, Nju Jork, Filadelfia dhe Boston, ka pasur kryesisht erëra të forta dhe shi sot në mëngjes. Hapësirat e tjera iishin një prëzierje të shiut me borën apo vetëm shi, i cili u ka shkaktuar vështirësi udhëtarëve dhe atyre që kthehen në shtëpi pas vizitave familjare.

Në Filadelfi dhe Nju Jork ka pasur shtyrje të fluturimeve të brendshme.

Viktima nga moti dimëror ka pasur në Kentaki, Okllahoma, Arkanzas, Ohajo, Indiana, Pensilvania dhe Virxhinia.

Pa rrymë janë bizneset dhe familjet në Arkanzas dhe Merilend.
XS
SM
MD
LG