E premte, tetor 31, 2014 Kosova 10:07

Lajmet

Irak: Demonstrata të sunitëve kundër dominimit shiit

Një protestë e mëhershme e mbështetësve të ministrit të financave al-Issawi ku është kërkuar dorëheqja e kryeministrit al-MalikiNjë protestë e mëhershme e mbështetësve të ministrit të financave al-Issawi ku është kërkuar dorëheqja e kryeministrit al-Maliki
x
Një protestë e mëhershme e mbështetësve të ministrit të financave al-Issawi ku është kërkuar dorëheqja e kryeministrit al-Maliki
Një protestë e mëhershme e mbështetësve të ministrit të financave al-Issawi ku është kërkuar dorëheqja e kryeministrit al-Maliki
Mijëra sunitë të Irakut po protestojnë në disa qytete kundër asaj që ata e cilësojnë si margjinalizim të sunitëve nga ana e shumicës shiite.

Disa mijëra demonstrues sot e kanë bllokuar autostradën për në Jordani dhe Siri.

Në qytetin Falluxha, demonstruesit i valonin flamujt e periudhës së Saddam Husseinit.

Në Mosul afro 3 mijë demonstrues kanë kërkuar lirimin e të burgosurve sunitë dhe kanë brohoritur parulla kundër regjimit të kryeministrit Nuri al-Maliki.

Demonstrata ka pasur edhe në Tikrit dhe Samara.

Protestat po bëhen në periudhën e rritjes së tensioneve në raportet sektare, pasi këtë muaj u arrestuan 10 truproje të ministrit të financave të Irakut, Rafia al-Issawi, që është pjesëtar sunit.

Ish zëvendëspresidenti Tariq al-Hashmei, poashtu sunit, është dënuar me vdekje në mungesë lidhur me akuza për terrorizëm. Aktualisht ai është në Turqi.