Ndërlidhjet

FBI: Monroe supozohet se kishte lidhje me komunistët


Marilyn Monroe
Marilyn Monroe
Zyra Federale Amerikane për Hetime, (FBI) ka nxjerrë dosjen e aktores Marilyn Monroe, duke zbuluar informacione në mënyrë të konsiderueshme, të publikuara më parë.

Këto dokumente janë publikuar me kërkesën e Associated Press në përputhje me Aktin për Lirinë e Informacionit. AP, tregon se sipas FBI, Monroe ka mundur të ketë pasur lidhje me komunistët.

Në këto dokumente thuhet se disa nga shokët e Monroe-s dhe terapisti i saj ishin të shqetësuar në lidhje me miqësinë e saj me Frederik Vanderbilt Field, i cili ishte pasëardhës i një familje të pasur në saje të politikës së tyre majtiste.

Edhe pse pikëpamejt e Monroe-së u konsideruan si “majtiste”, prapë thuhet se ajo nuk kishte ndonjë lidhje me partinë komuniste.

Përveç kësaj, dokumentet nuk përmbajnë asnjë informacion të ri në lidhje me vdekjen Monroe-s, që atëbotë zyrtarisht ishte cilësuar si një "vetëvrasje e mundshme" nga mbidoza e drogës.
XS
SM
MD
LG