E premte, tetor 24, 2014 Kosova 14:00

Lajmet

Rebelët sulmojnë bazën ushtarake në Idlib

Idlib, SiriIdlib, Siri
x
Idlib, Siri
Idlib, Siri
Rebelët e Sirisë kanë sulmuar një bazë ushtarake në veriperëndim të provincës Idlib. Sulmi ka për qëllim të shkurtojë rrugën për përforcim të rebelëve nga Damasku në Alepo.

Raportet e dëshmitarëve thonë se trupat siriane kanë përdorur aeroplanët luftarakë, në përpjekje për të mbrojtur bazën.

Konfirmime për rrjedhën e mëtejshme të ngjarjes nuk ka.

Në rrafshin diplomatik, ministri i jashtëm egjiptian, Muhammad Amr, ka takuar në Moskë homologun e tij rus, Sergei Lvarov.

Pas takimit, Lavrov u ka thënë gazetarëve se të dy ata janë pajtuar për nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm në Siri, në mënyrë që të lehtësohet procesi i stabilizimit politik.

Lavrov ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalojë së bëri presion ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad, për të dhënë dorëheqje, si dhe të shmangë krijimin e parakushteve për negociata.

Moska njihet si aleat i fuqisëhm i Damaskut.

Siria ka parë protestat e para antiqeveritare në mars të vitit të kaluar. Regjimi u është përgjigjur me dhunë kundërshtarëve që duan rrëzimin e presidentit Assad dhe bëjnë thirrje për reforma.

Mbi 44,000 njerëz thuhet se kanë humbur jetën në trazira.