E premte, maj 22, 2015 Kosova 18:04

Lajmet

Ashton: Në janar do të flitet për veriun

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
x
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se në takimin e ardhshëm të kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të flitet për veriun e Kosovës.

“Do të takohemi për të shqyrtuar progresin e arritur, posaçërisht rreth implementimit të IBM-së, dhe, siç jemi marrë vesh, më 4 dhjetor ne do të diskutojmë edhe për veriun e Kosovës“, ka thënë Ashton për “Kohën Ditore”.

Takimi i radhës mes dy kryeministrave është caktuar për 17 janar të vitit të ardhshëm. Ashton ka ndërmjetësuar të tre takimet e deritashme mes tyre, të cilat janë mbajtur në tetor, nëntor dhe këtë muaj.

Bisedimet thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.