E premte, tetor 24, 2014 Kosova 09:01

Lajmet

Bushi dhe Thatcher bëjnë më mirë

Ish-presidenti i SHBA-së, George H.W. Bush.Ish-presidenti i SHBA-së, George H.W. Bush.
x
Ish-presidenti i SHBA-së, George H.W. Bush.
Ish-presidenti i SHBA-së, George H.W. Bush.
Gjendja e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush, dhe e ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher, është përmirësuar.

Raportet nga Hjustoni kanë bërë të ditur se ish-presidenti 88 vjeç ka dalë nga kujdesi intensiv dhe është vendosur në dhomë të rregullt të pacientit.

Bushi ka kaluar shumicën e tetë javëve të fundit në spital, për shkak të problemeve me bronkit.

Ndërkaq, ish-kryeministrja Thatcher ka dalë nga spitali, pas një operacioni të vogël më 21 dhjetor.