E dielë, nëntor 23, 2014 Kosova 11:55

Lajmet

Jahjaga uron Vitin e Ri

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
x
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka uruar të gjithë qytetarëve Vitin e Ri 2013.

“Në vigjilje të kremtimit të Vitit të Ri 2013 ju dëshiroj të gjitha të mirat – shëndet, gëzime dhe suksese në jetën dhe punën tuaj. Ta kalojmë ndërrimin e moteve në familjet tona së bashku me të afërmit dhe miqtë, në solidaritet, në ndihmë dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit”, thuhet në urimin e Jahjagës.

Presidentja po ashtu ka kujtuar se në vitin 2012 Kosova ka përmbyllur mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë dhe ka marrë përgjegjësitë e plota për të udhëhequr vendin.

Jahjaga ka thënë se Kosova është bërë faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon, duke ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Rruga evropiane e Kosovës është e qartë dhe do të përmbyllet me sukses, sepse institucionet e Kosovës dhe të gjithë qytetarët jemi të përkushtuar që t’i përmbushim të gjitha kushtet dhe t’i kryejmë të gjitha reformat”, ka thënë, pos tjerash, presidentja Jahjaga.