E shtunë, nëntor 29, 2014 Kosova 03:17

Lajmet

Obama apelon në mbrojtje të klasës së mesme

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
x
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje Dhomës së Përfaqësuesve që të ndjekë shembullin e Senatit dhe të miratojë marrëveshjen për vazhdimin e shkurtimit të taksave për amerikanët e klasës së mesme.

“Përderisa as demokratët, as republikanët nuk kanë marrë gjithçka që kanë dashur, kjo marrëveshje është gjëja e duhur për vendin tonë”, ka thënë Obama.

Gjatë natës, Senati ka miratuar marrëveshjen ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe kongresistëve republikanë për të vazhduar shkrutimet e taksave për të ardhurat e familjeve nën 450,000 dollarë dhe për të shtyrë shkurtimet e planifikuara të shpenzimeve në programet ushtarake dhe të brendshme për dy muaj.

Marrëveshja i mundëson Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve që të rimblidhen, para se të nisin raundin e ri të bisedimeve rreth asaj se si të ulen shpenzimet e qeverisë, për të frenuar deficitin buxhetor.

Shkurtimet e taksave datojnë që nga koha e administratës Bush.