E enjte, tetor 02, 2014 Kosova 14:26

Lajmet

Siri: Kryengritësit e sulmuan bazën ajrore në Idlib

Pamje nga Taftanazi pas një sulmi ajror qeveritarPamje nga Taftanazi pas një sulmi ajror qeveritar
x
Pamje nga Taftanazi pas një sulmi ajror qeveritar
Pamje nga Taftanazi pas një sulmi ajror qeveritar
Grupi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, thotë se kryengritësit, që po luftojnë për përmbysjen e presidentit Bashar al-Assad, po e sulmojnë një bazë ajrore në provincën veriperëndimore, Idlib.

Drejtori i këtij grupi, Rami Abdul-Rahman, tha se sulmi në aeroportin ushtarak afër vendit Taftanaz, ishte njëri nga sulmet “më intensive”.

Kryengritësit edhe më parë e kanë sulmuar këtë bazë por nuk kanë pasur sukses ta marrin kontrollin ndaj tij.

Kryengritësit e shohin forcën ajrore qeveritare si kërcënim kryesor për ta, prandaj gjatë disa javëve të kaluara i kanë shtuar sulmet e tyre kundër aeroporteve ushtarake, e veçanërisht në pjesën veriore.

Vlerësohet se afro 45 mijë njerëz janë vrarë prej marsit të vitit 2011, kur filloi kryengritja kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, në Siri.