E martë, shtator 30, 2014 Kosova 19:52

Lajmet

Itali: Porosia për pica – i zbuloi rrëmbyesit

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Policia italiane, ditën e hënë, ishte në gjendje të shkoj gjurmëve të rrëmbyesve dhe ta liroj një biznesmen, i cili ishte mbajtur peng për dy javë, pasi rrëmbyesit e tij kishin porositur pica, kanë raportuar mediat italiane.

Biznesmeni Andrea Calevo, familja e të cilit e ka një firmë ndërtimore në provincën veriperëndimore La Specia, ishte marrë nga shtëpia e tij nga tre persona të maskuar, duke u kërcënuar me armë, më 16 Dhjetor.

Calevo, 31 vjeçar, ishte mbajtur në një bodrum i lidhur me zinxhirë në një qytet të afërt.

Rrëmbyesit kishin kërkuar pagesën prej 8 milionë eurosh për lirimin e tij. Por, sipas hetuesve, kjo shumë nuk është paguar kurrë.

Policia i kishte monitoruar thirrjet e dyshuara telefonike dhe përfundimisht ishte në gjendje ta lokalizoj vend-ndodhjen e tyre, kur ata kishin porositur pica, ka raportuar në faqen e saj në Internet e përditshmja, Corriere della Sera.

Tre persona, përfshirë një biznesmen tjetër dhe një punëtor shqiptar, janë arrestuar gjatë ndërhyrjes policore, raportoi DPA nga Roma.