E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 10:28

Lajmet

Aksionet rriten, por FMN paralajmëron SHBA-në

Nju Jork - foto ilustrueseNju Jork - foto ilustruese
x
Nju Jork - foto ilustruese
Nju Jork - foto ilustruese
Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën janë rritur, pasi Kongresi Amerikan ka kaluar marrëveshjen e re buxhetore, e cila shmang paketën e rritjes së taksave dhe të shkurtimit të shpenzimeve, të njohur si tatëpjetë fiskale.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, megjithatë, ka paralajmëruar se legjislacioni nuk shkon aq larg sa për të adresuar deficitin e Amerikës dhe problemet me borxhe.

Zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice, ka thënë se pa marrëveshjen e miratuar të martën, ekonomia amerikane “do të dilte nga binarët”, por, sipas tij, “mbetet edhe shumë punë për t’u bërë që financat publike të SHBA-së të kthehen në një rrugë të qëndrueshme”.