E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 14:55

Lajmet

Clinton lë spitalin

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
x
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se sekretarja Hillary Clinton ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku është trajtuar nga tromboza në kokë.

Në deklaratë thuhet se mjekët e Clintonit besojnë se ajo “po bën përparim të mirë” dhe se “do të shërohet plotësisht”.

Clinton është fotografuar duke lënë spitalin me bashkëshortin e saj, ish-presidentin Bill Clinton, dhe vajzën e tyre, Chelsea.

Sekretarja 65 vjeçe është pranuar të dielën në spital, për të trajtuar trombozën në mes të trurit dhe kafkës.