E dielë, maj 24, 2015 Kosova 21:12

Lajmet

Clinton gati për t'u kthyer në punë javën e ardhshme

Sekretarja e Shtetit Amerikan, Hillary ClintonSekretarja e Shtetit Amerikan, Hillary Clinton
x
Sekretarja e Shtetit Amerikan, Hillary Clinton
Sekretarja e Shtetit Amerikan, Hillary Clinton
Departamenti i shtetit amerikan, thotë se sekretarja e shtetit Hillary Clinton, shpresohet se pas tretmanit mjekësor për trombozë të gjakut, do të kthehet në punë gjatë javës së ardhshme.

Zëdhënsja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, u ka thënë gazetarëve se tashmë Clinton është duke pushuar në shtëpi dhe duke biseduar me personelin e saj të lartë.

Clinton, 65 vjeç, u shtrua në spital të dielën, kur gjatë një kontrolli rutinë zbuloi një trombozë midis trurit dhe kafkës, që vije si pasojë e një tronditje që ajo pësoi në dhjetor.

Ajo ka lënë spitalin gjatë ditës së mërkurë, ndërsa mjekët besojnë në shërimin e saj të plotë.

Përzgjedhja Jonë

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.