E premte, tetor 31, 2014 Kosova 23:06

Lajmet

Depardieu, pranon se ka bërë kërkesë për pasaportë ruse

Gerard Depardieu-Vladimir PutinGerard Depardieu-Vladimir Putin
x
Gerard Depardieu-Vladimir Putin
Gerard Depardieu-Vladimir Putin
Aktori francez, Gerard Depardieu, ka konfirmuar se ka bërë kërkesë për pasaportë ruse e cila i është dhuruar gjatë ditës së enjte.

Kanali televiziv rus, One TV, ka raportuar se Derpardieu i ka shkruar një letër të hapur mediave të Rusisë duke thënë se ndjehët i “nderuar”, që kërkesa e tij është pranuar pozitivisht nga presidenti Vladimir Putin.

Ai e ka bërë publike dashurinë e tij për Putinin, e cila, sipas tij është e “dyanshme”. Aktori 63 vjeçar thotë se “është mirë të jetosh në Rusi” dhe e përshkruan atë si një “demokraci të madhe”. Ai e ka mbyllur letrën e tij duke shkruar “Le të rrojë Rusia”!

Depardieu është përfshirë në një konflikt të hidhur me autoritetet fanceze lidhur me mos pagesen e disa tatimetve.

Presidenti i Francës, Fracois Hollande, planifikon që ti ia imponojë atij një taksë prej 75 për qind për 1 milion euro, ndërsa, Rusia për të njejtën shumë të parave e detyron të paguaj taksë me vetëm 13 për qind.