Ndërlidhjet

Dokumente që tregojnë për komunitetin hebre në Afganistan


Një historian izraelit duke spjeguar dorëshkrimet e ardhura nga Afganistani
Një historian izraelit duke spjeguar dorëshkrimet e ardhura nga Afganistani
Biblioteka Kombëtare e Izraelit ka zbuluar një koleksion të dorëshkrimeve të lashta nga një komunitet hebre që ka jetuar në Afganistan.

Zyrtarë të kësaj biblioteke thanë se dokumentet, disa prej tyre 1.000 vjet të vjetra, janë shpëtuar nëpër shpella që gjenden në veri të Afganistanit.


Thuhet, se zyrtarë të kësa biblioteke, kohëve të fundit i kanë marrë 29 dokumente nga një tregtar në Jerusalem.

Ende nuk është bërë e qartë se si këto dokumente kanë arritur nga Afganistani, por, hulumtuesit izraelitë besojnë se këto letra janë të vërteta.

Hulumtuesit thonë se këto dorëshkrime, të njohura si “Genizah afgane”, tregojnë se komuniteti hebre ka jetuar në atë pjesë.
XS
SM
MD
LG