E premte, maj 22, 2015 Kosova 16:32

Lajmet

Mitrovicë: Një person vritet në ballkonin e shtëpisë së tij

Kosovo - Bosniac Mahala in northern Mitrovica, 25Jun2012Kosovo - Bosniac Mahala in northern Mitrovica, 25Jun2012
x
Kosovo - Bosniac Mahala in northern Mitrovica, 25Jun2012
Kosovo - Bosniac Mahala in northern Mitrovica, 25Jun2012
Policia e Kosovës njofton se një person është vrarë të enjten në rajonin e Mitrovicës.

Viktima H.Hyseni, rreth 58 vjeç, sipas policisë, ka vdekur nga plagët e shkaktuara me armë zjarri, pas një sulmi të armatosur ndaj tij, pak para mesnatës, që ka ndodhur në ballkonin e shtëpisë ku viktima jetonte, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

“Hetuesit policor të drejtorisë rajonale të hetimeve në Mitrovicë së bashku me teknikët e kriminalistikës, nën udhëheqje të prokurorit publik, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe inicimin e procedurave të rastit të vrasjes së rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Thuhet se së paku tri lokacione të ndryshme janë kontrolluar nga policia pak çaste pas rastit të vrasjes së raportuar, ndërsa nuk është raportuar për persona të arrestuar.

Hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin e rrethanave të plota të rastit dhe ndërtimit të motivit të mundshëm.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.