E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 17:16

Lajmet

Siri: Forcat qeveritare, bombardojnë perferinë e Damaskut

Foto-ArkivFoto-Arkiv
x
Foto-Arkiv
Foto-Arkiv
Aktivistët sirian, raportojnë se forcat qeveritare kanë ndëmarrë një sulm ajror në periferi të Damaskut, kundër forcave të kryengritësve.

Vëzhguesitë birtanik për të Drejtat e Njeriut në Siri, kanë thënë se sulmi ajror është ndërmarr gjatë ditës së premte në Duma, në veriperëndim të qytetit, ndërsa trupat e ushtrisë kanë granatuar Daraya-n që ndodhët në jugperëndim të Damaskut.

Këto luftime, kanë filluar një ditë pas shpërthimit të një makine-bombë te një pikë-karburanti në Damask, ku u vranë të paktën nëntë persona.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA, ka fajësuar “terroristët”, term zyrtar që regjimi i presidentit Bashar al-Assad-it përdorë për kryengritësit.

Kombet e Bashkuara, bëjnë të ditur se që nga marsi i vitit 2011, kur ka filluar konflikti në Siri, janë vrarë më shumë 60 mijë njerëz.