Ndërlidhjet

Kosova e Franca - për rritje të bashkëpunimit ekonomik


Prishtinë, 4 janar 2013.
Prishtinë, 4 janar 2013.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, ka pritur sot ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marsye Daviet, me të cilën ka diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në fushën e ekonomisë.

“Është e rëndësishme që përmes ambasadës suaj, por edhe Odës Ekonomike Franceze, të promovohen më shumë potencialet e Kosovës për investime, si dhe krijimi i partneritetit në mes të bizneseve kosovare dhe atyre franceze”, ka thënë Kusari-Lila.

Ambasadorja Daviet ka thënë se do të japë më të mirën nga vetja që të ketë më shumë biznese franceze të pranishme në Kosovë.
XS
SM
MD
LG