E premte, dhjetor 19, 2014 Kosova 08:58

Lajmet

Trupat amerikane vendosen në Turqi

TurqiTurqi
x
Turqi
Turqi
Në Turqi ka arritur një numër i trupave amerikane për të menaxhuar me raketat Patriot, të vendosura pranë kufirit më Sirinë.

Më herët, Siria ka hedhur disa raketa Scud në territorin turk, në një përpjekje të dështuar për të zgjeruar konfliktin e saj.

Në përgjigje, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Holanda kanë vendosur sistemin raketor Patriot në rajonin kufitar, për të ndërprerë çdo raketë balistike nga Siria.

Brenda Sirisë, forcat qeveritare dhe kryengritësit rebelë kanë vazhduar sot luftimet intensive në lagjet përreth Damaskut.

Pak ditë më parë, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur për më shumë se 60,000 njerëz të vrarë që nga shpërthimi i protestave qeveritare në Siri, në mars të vitit 2011.