E enjte, tetor 02, 2014 Kosova 18:29

Lajmet

India merr masa për mbrojtjen e grave

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
India ka bërë të ditur se do të rekrutojë më shumë gra police në kryeqytet, pas zemërimit kombëtar që ka shkaktuar dhunimi dhe vrasja e një studenteje 23-vjeçare, muajin e kaluar.

Ministri i Brendshëm, Sushil Kumar Shinde, ka thënë se India do të godasë krimin ndaj grave me “dorë të hekurt”.

Ai ka thirrur sot një takim të zyrtarëve ligjorë nga i gjithë vendi për të shqyrtuar mbrojtjen ndaj grave.

“Këto lloje të incidenteve janë të papranueshme për demokracinë tonë. Ato duhet të frenohen me dorë të hekurt”, ka thënë Shinde.

Ai ka bërë të ditur se secili nga 166 stacionet policore në Nju Delhi do të ketë gra police në dispozicion në çdo kohë.

Viktima e dhunimit brutal është sulmuar në një autobus të Nju Delhit më 16 dhjetor, derisa kthehej në shtëpi.

Pesë persona janë akuzuar për krim, ndërsa i gjashti do të gjykohet në gjykatën e të miturve.