E premte, shtator 19, 2014 Kosova 21:51

Lajmet

Brennan në krye të CIA-s?

John BrennanJohn Brennan
x
John Brennan
John Brennan
Presidenti Barak Obama pritet të emërojë Chuck Hagel si sekretar të ardhshëm të mbrojtës, ndërsa, këshilltari presidencial kundër terrorizmit John Brennan thuhet se do ta drejtojë Agjencinë Qendrore të Inteligjencës(CIA).

Raportet e mediave, duke cituar zyrtarë të lartë, thonë se Obama do të shpallë nominimimet të hënën.

Hagel është një veteran i Luftës së Vietnamit, i njohur për kritikat e tij ndaj Izraelit dhe mbështetjen që ia jep oërpjekjeve për dialog me Iranin.

Brennan, i cili kaloi 25 vjet në CIA, ka luajtur një rol vendimtar në planifikimin e sulmit që vrau në vitin 2011, organizatorin e sulmeve të 11 Shtatorit, Osama bin Laden.

Obama fillimisht kishte shqyrtuar emërimin e Brennanit, si drejtor të CIA-s, pas zgjedhjeve të vitit 2008.

Brennan përfundimisht e tërhoqi emrin e tij, pas akuzave të përfshirjes së tij në programin e administratës së Bushit, për marrjen në pyetje, për të cilin, kritikët thonë ka përfshirë tortura.

Sekretarët e kabinetit dhe zyrtarë të lartë të administratës duhet të miratohen nga Senati.