Ndërlidhjet

Bahreini konfirmon dënimet ndaj figurave opozitare


Proteste ne Bahrein, foto nga arkivi
Proteste ne Bahrein, foto nga arkivi
Gjykata më e lartë e Bahreinit ka konfirmuar dënimet e 13 aktivistëve të opozitës, të dënuar se janë përpjekur që ta përmbysin qeverinë gjatë protestave të vitit 2011.

Mediat lokale dhe avokatët thonë se vendimi i gjykatës nuk mund të apelohet.

Të 13 të dënuarit, ishin ndër 20 figurat opozitare, që ishin dënuar fillimisht me burg prej pesë vjetësh e deri në burg të përjetshëm nga një gjykatë e posaçme ushtarake, nën akuzat për përfshirjen e tyre në protestat e shumicës shiite kundër familjes mbretërore sunite në pushtet.

Të 20-tët humbën një ankesë në një gjykatë civile në shtator, derisa 13 të tjerët paraqitën ankesë në gjykatën më të lartë të Bahreinit.

Që nga shkurti 2011, Bahreini është tronditur nga protestat e opozitës, për të cilat autoritetet thonë se janë duke u ushqyer nga Irani shiit.

Në Bahrein gjendet baza e Flotës 5 të Marinës së SHBA.
XS
SM
MD
LG