Ndërlidhjet

Clinton kthehet në punë


Hillary Clinton në takimin e rregullt në DASH, 7 janar, 2013
Hillary Clinton në takimin e rregullt në DASH, 7 janar, 2013
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i është kthyer punës pas një mungese të gjatë njëmujore, për shkaqe shëndetësore.

Ajo u prit të hënën nga kolegët në Departamentin e Shtetit, që i prezantuan një dhuratë, një përkrenare qesharake futbolli.

Kthimi i saj në punë, vjen pasi që u sëmurë nga një virus i stomakut.

Sëmundja e detyroi ta anulojë një vizitë të planifikuar në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme.

Ajo u lirua nga spitali të mërkurën e kaluar.
XS
SM
MD
LG