E dielë, dhjetor 21, 2014 Kosova 20:23

Lajmet

Obama emëron Hagelin në Pentagon, Brennanin në CIA

Presidenti amerikan Barack Obama me të emëruarin e ri per sekretar të Mbrojtjes, ish senatorin republikan, Chuck Hagel (majtas) dhe me sekretarin atkual të Mbrojtjes, Leon Paneta, Uashington, 7 janar, 2013Presidenti amerikan Barack Obama me të emëruarin e ri per sekretar të Mbrojtjes, ish senatorin republikan, Chuck Hagel (majtas) dhe me sekretarin atkual të Mbrojtjes, Leon Paneta, Uashington, 7 janar, 2013
x
Presidenti amerikan Barack Obama me të emëruarin e ri per sekretar të Mbrojtjes, ish senatorin republikan, Chuck Hagel (majtas) dhe me sekretarin atkual të Mbrojtjes, Leon Paneta, Uashington, 7 janar, 2013
Presidenti amerikan Barack Obama me të emëruarin e ri per sekretar të Mbrojtjes, ish senatorin republikan, Chuck Hagel (majtas) dhe me sekretarin atkual të Mbrojtjes, Leon Paneta, Uashington, 7 janar, 2013
Presidenti Barak Obama emëroi ish senatorin republikan, Chuck Hagelin si sekretar të ardhshëm të mbrojtjes.

Ai e ka quajtur atë, si “liderin, që e meritojnë trupat amerikane”.

Ndërsa, John Brennan, këshilltari presidencial kundër terrorizmit, është emëruar që ta drejtojë Agjencinë Qendrore të Inteligjencës(CIA).

Hagel është një veteran i Luftës së Vietnamit, i njohur për kritikat e tij ndaj Izraelit dhe mbështetjen që ia jep përpjekjeve për dialog me Iranin.

Brennan, i cili kaloi 25 vjet në CIA, ka luajtur një rol vendimtar në planifikimin e sulmit që vrau në vitin 2011, organizatorin e sulmeve të 11 Shtatorit, Osama bin Laden.