Ndërlidhjet

Irani, mirëpret nominimin e Hagel-it për Sekretar të Mbrojtjes


Presidenti i SHBA-ve Barack Obama dhe ish senatori Chuck Hagel, Uashington, 07Janara, 2013
Presidenti i SHBA-ve Barack Obama dhe ish senatori Chuck Hagel, Uashington, 07Janara, 2013
Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, ka thënë se nominimi ish senatorit, Chuck Hagel për të udhëhequr me Pentagonin, jep shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Tehranit dhe SHBA-ve.

I pyetur për nominimin e Hagel-it, zëdhënësi i ministrisë, Ramin Mehmanparast ka thënë të martën se, Tehrani zyrtar shpreson se do të ketë “ndryshime praktike” me politikën e jashtme amerikane.

Hagel, i cili është nominuar të hënën, është i njohur për gjuhën e tij kritike ndaj Izraelit dhe për mbështetjen që i jep rifillimit të dialogut më Iranin.

Anëtarët udhëheqës të Kongresit nga radhët e republikanëve, kanë shprehur pakënaqësinë me zgjedhjen e presidentit Barack Obama dhe kanë paralajmëruar një debat të ashpër në seancën e ardhshme në Senat. Emërimi i anëtarëve të Qeverisë së SHBA-ve, duhet që të bëhet nga dhoma e lartë e Kongresit.

Ndërkohë, SHBA-të dhe fuqitë e tjera botërore, kanë shprehur dyshimin e tyre ndaj Iranit lidhur me prodhimin e armëve bërthamore, gjë që është mohuar nga Tehrani zyrtar.
XS
SM
MD
LG