E dielë, nëntor 23, 2014 Kosova 19:40

Lajmet

Film për vdekjen tragjike të zyrtarëve të lartë polak

Pamje të aeroplanit me të cilin udhëtonin zyrtarët e lartë polakPamje të aeroplanit me të cilin udhëtonin zyrtarët e lartë polak
x
Pamje të aeroplanit me të cilin udhëtonin zyrtarët e lartë polak
Pamje të aeroplanit me të cilin udhëtonin zyrtarët e lartë polak
Pritet që në fillim të këtij viti të fillojë të xhirohet një film lidhur me tragjedinë ajrore të ndodhur në prill të vitit 2010, ku si pasojë kishte vdekur presidenti i Polonis, Lech Kaczynski.

Agjencia polake e lajmeve PAP, ka cituar producentin e filmit Maciej Pawlicki të ketë thënë se ky film do ti takoj zhandrit “triller” dhe tematikë kryesore ka kërkimin e së vërtetës së plotë që fshihet prapa kësaj ngjarje.

Më shumë se 90 përfaqësues politik dhe ushtarak të Polonisë kishin vdekur në një fatëkeqësi ajore në Rusi, afër qytetit Smolensk.

Lidhur me këtë çështje, në Poloni kanë qarkulluar shumë teori konspiracioni, në veçanti nga përkrahësit e Kaczynski-t të cilët fajsojnë politikën ruse për përfshirje në këtë tragjedi. 

Hetuesit rus kanë fajësuar pilotin duke thënë se i ka neglizhuar paralajmërimet për motin e keq që kishte qenë.

Shfaqja premierë e filmit është caktuar që të mbahet me 10 prill të vitit 2014, për përvjetorin e katërt të kësaj tragjedije ajrore.