Ndërlidhjet

Nëna e bllogerit iranian, kërkon hetim publik për vdekjen e të birit


Iran -- Bllogeri dhe aktivisti Sattar Beheshti
Iran -- Bllogeri dhe aktivisti Sattar Beheshti
Nëna e bllogerit iranian i cili vdiq në paraburgim, u ka bërë thirrje zyrtarëve iranian për të bërë një hetim publik rreth vdekjes së tij.

Gohar Eshghi, nëna e Sattar Beheshti, i ka thënë Radio Frada të RFE/RL-së se autoritetet nuk e kanë lejuar atë që ta shoh trupin e të birit. Ajo ka akuzuar autoritetet se ja kanë torturuar të birin gjer në vdekje.

Parlamenti i Iranit gjatë të dieles ka kërkuar hetim special për vdekjen e Beheshtit. Ai kishte vdekur disa ditë pas deklarimit se ishte torturuar nga hetuesit e tij. Familja e Behteshtit, më 6 nëntor, kishte marr infromacionin për vdekjen e tij.

Vdekja e tij ka çuar në disa arrestime dhe me shkarkimin e kreut të Policisë Kibernetike, të cilët thuhet se e kanë arrestuar atë për aktivitete në internet.
XS
SM
MD
LG