Ndërlidhjet

Kosovë: Serbët e arrestuar - mbrohen në liri


Pamje e Prishtinës në mëngjes
Pamje e Prishtinës në mëngjes
Të dhjetë serbët, që janë arrestuar në Graçanicë, janë liruar dhe do të mbrohen në liri, ka thënë politikani serb nga pjesa veriore e Kosovës, Kërstimir Pantiq.

Sipas tij, ata janë të pandehur për mosrespektim të urdhërave të policisë së Kosovës dhe cenim të rendit publik dhe qetësisë, raporton agjencia Beta.

Të hënën, policia e Kosovës tha se e kishte arrestuar një grup të të serbëve, të cilët e kishin përcjellur drejtorin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vullin, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë për Krishtlindjet ortodokse. Sipas policisë, sjellja e tyre ishte e dyshimtë dhe u ishte përcaktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Pas marrjes në pyetje te një gjyqtar hetues në Prishtinë, mbrëmë ata janë liruar dhe mbrohen në liri.
XS
SM
MD
LG