E dielë, maj 24, 2015 Kosova 21:15

Lajmet

SHBA: Shqiptari dënohet me 15 vjet burg për komplot terrorist

Pamje e Nju JorkutPamje e Nju Jorkut
x
Pamje e Nju Jorkut
Pamje e Nju Jorkut
Banori i qytetit të Nju Jorkut, Agron Hasbajrami, është dënuar me 15 vjet burg për përpjekje që të shkoj në Pakistan, për t’iu bashkuar një grupi kryengritës radikal xhihadist.

Këtë dënim ia shqiptoi një gjykatë federale në Bruklin.

Agron Hasbajrami, 28 vjeçar, shtetas i Shqipërisë dhe banor në Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, është shprehur se ndjehet fajtor për dërgimin e mbështetjes materiale për terroristët.

Prokurorët thonë se ai kishte dërguar më tepër se 1 mijë dollarë jashtë Shteteve të Bashkuara, për t’i ndihmuar aktivitetet terroriste në Pakistan dhe Afganistan dhe kishte komunikuar me dikë në Pakistan, i cili ka thënë se ishte anëtar i një grupi të armatosur, që ka vrarë ushtarë amerikanë.

Autoritetet, poashtu, thonë se ai e kishte shprehur dëshirën për të vdekur si martir, raporton agjencia AP.

Agron Hasbajrami ishte arrestuar në vitin 2011, në aeroportin Kennedy në Nju Jork, derisa përpiqej të shkonte në Pakistan.

Përzgjedhja Jonë

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.