E dielë, maj 24, 2015 Kosova 17:13

Lajmet

Jack Lew, sekretar i ardhshëm i Thesarit(?)

Jack LewJack Lew
x
Jack Lew
Jack Lew
Presidenti amerikan Barak Obama ka në plan të emërojë Jack Lew, shefiin e tij aktual të stafit, në postin e sekretarit të Thesarit, që aktualisht mbahet nga Timothy Geithner, kanë njoftuar mediat amerikane.

Obama do të emërojë zyrtarisht Lew të enjten, njoftoi Bloomberg, duke cituar një person të paidentifikuar, të njohur me procesin e zgjedhjeve.

Lew, 57 vjeç, që është përmendur shpesh si pasues i Geithner, tha në javën e kaluar se do të qëndrojë pas planeve të tij për të dhënë dorëheqje në fund të muajit.

Lew ka shërbyer dy herë si drejtor i Zyrës së Menaxhimit dhe të Buxhetit.

Sekretari i ardhshëm i Thesarit do të luajë një rol udhëheqës në punën me Kongresin për një numër të çështjeve buxhetore duke filluar me tavanin e borxhit.

Borxhi amerikan ka arritur në 16.4 trilionë dollarë në dhjetor,  duke nxitur masa të jashtëzakonshme për të financuar qeverinë.

Problemi i tavanit të borxhit duhet të zgjidhet deri nga mesi i shkurtit, ka thënë Zyra e Buxhetit e Kongresit.

Përzgjedhja Jonë

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.