E enjte, gusht 21, 2014 Kosova 12:08

Lajmet

SHBA: Aksident me traget, mbi 50 të lënduar

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 57 persona u lënduan, dy nga ta rëndë, kur një traget i udhëtarëve goditi një mol në distriktin financiar të Nju Jorkut, në mëngjes, në kohën kur njerëzit nxitonin për në punë.

Një cep i tragetit kishte mbetur i hapur dhe pasagjerët thanë se njerëzit ranë mbi njëri-tjetrin duke ulëritur e qarë.

Zjarrfikësit kanë larguar njerëzit nga trageti. Ndër 11 personat e plagosur rëndë, lëndimet më të rënda ishin në kokë, si pasojë e rënies nga shkallët. Shumica e lëndimeve të tjera ishin të vogla.