E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 06:24

Lajmet

Vritet edhe një ushtar pakistanez në rajonin e Kashmirit

Foto IlustrueseFoto Ilustruese
x
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Ushtria pakistaneze thotë se trupat indiane kanë qëlluar dhe vrarë një ushtar pakistanez të enjtën në incidentin tretë vdekjeprurës ndër-kufitar të raportuar në pesë ditët e fundit në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit ka thënë se ushtari është vrarë nga një sulm indian gjatë kohës kur po ruante pozitën e tij në sektorin Battal të Kashmirit, i cili ndahet në dy anë me një kufi të fortifikuar rëndë që njihet si Vija e Kontrollit. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e indianëve.

Dy fuqitë bërthamore kanë fajësuar njëra-tjetrën për krijimin e incidenteve gjatë të shtunës ku një ushtar pakistanez është vrarë dhe sulmit të së mërkurës ku u vranë dy ushtarë indian.