E premte, tetor 24, 2014 Kosova 11:30

Lajmet

Serbët e veriut, refuzojnë ti paguajnë taksa institucioneve të Kosovës

Foto Ilustruese   Foto Ilustruese
x
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Tregtarët serbë të pjesës veriore të Kosovës, kanë vendosur sot që të ndërpresin bllokadën në atë pjesë të vendit, mirëpo, kanë thënë se nuk do të bien dakord për të paguar detyrimet e Prishtinës.

Në një letër të të ashtuquajturës insitutcionit paralel të Odës Ekonomike të Kosovës që gjendet në këtë pjesë, thuhet se tregtarët mbështesin përpjekjet e shtetit serb për të zgjidhur problemin e dorëzimit dhe dërgimit e mallrave në veri të Kosovës

Ndër të tjera, në këtë letër shkruan se, këta tregtarë serb janë të gatshëm që të radikalizojnë protestat dhe të bëjnë bllokadë të plotë të të gjitha rrugëve kryesore në pjesën veriore të Kosovës.