Ndërlidhjet

SHBA: Obama e nominoi sekretarin e ri të thesarit


Lack Lew
Lack Lew
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka nominuar sot shefin e kabinetit të tij, Jack Lew, për sekretar të ri të thesarit, për ta zëvendësuar atë të deritashmin Timothy Geithner.

“Jack e ka besimin tim të plotë”, tha Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë, me rastin e nominimit, që u bë në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Vlerësohet se njëri nga aleatët kryesor të presidentit Obama, po e merr një pozitë kyçe në kohën e paqartësisë ekonomike dhe të negociatave madhore për buxhet në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Jack Lew, 57 vjeçar, pos tjerash, dy herë ka shërbyer si drejtor i Zyrës për Menaxhment dhe Buxhet.

Sekretari i deritashëm i thesarit, Timothy Geithner, javën e kaluar pat thënë se synon të tërhiqet në fund të këtij muaji.

Nominimi i zotit Lew duhet të konfirmohet në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG